08:52 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Me 170 km/h në autostradën Tiranë-Durrës, nëntë shoferë kthehen në shtëpi pa patentë (Video)

Një rast ekstrem i shkeljes së rregullave të qarkullimit u konstatua mbrëmë e së shtunës në autostradën Tirane-Durrëes, ku Policia me radar kontrollon të apasionuarit e jetës së natës në veçanti.

Bëhet fjalë për një 24 vjeçar nga Tirana që lëvizte me 170 km/h, kur limiti ishte 90 km/m. Drejtuesi i mjetit kesaj here, ishte me fat pasi shpëtimtari ishte polici dhe radari, që e kthyen në shtëpi, por pa patentë.

Mbrëmë, 9 patenta u hoqën për shpejtesi që varionin nga 150-170 km/h.