16:00 / E Mërkurë, 16 Maj 2018 / indeksADMonline

Më 26 maj zhvillohet finalja më e shtrenjtë se ajo e Champions League (Foto)

Të gjithë mendojnë se Champions League është kompeticioni më i shtrenjtë në Europë. Megjithatë një tjetër kompeticion ka vlerë më të madhe se UEFA Liga e Kampionëve, shkruan IndeksOnline.

Para të mëdha “derdhën” në finalen e madhe të Championshipit, e cila luhet më 26 maj, mes Aston Villa-s dhe Fulham.

Kush fiton në këtë finale të madhe që luhet në “Wembley”, shkon në Premierligë për sezonin e ri.

Në të njëjtën datë zhvillohet edhe finalja e madhe e Kievit, mes Liverpool-it dhe Real Madrid-it, por prapë se prapë ndeshja me ndikim të madh sa i përket financave mbetet ajo në Angli.

Edhe pse në vitet 2006/2007-09, çmimi për fituesin ishte afër 40 dhe 60 milionë funte, tani fituesi i Championship merr 170 milionë funta, 290 në total nëse arrin ta siguroj mbijetesën në sezonin e ri.

Në anën tjetër, fituesi i Ligës së Kampionëve merr 58 milionë euro, në total 100 milionë euro duke i përfshi edhe bonuset tjera./IndeksOnline/