07:38 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Me dietën tre ditore të bishtajave mund të humbasësh 2 kilogramë

Dieta e bishtajave ju lejon të humbni peshë shpejt, madje deri në dy kilogramë për tri ditë. Para se ta filloni, është mirë të konsultoheni me një specialist ose me mjekun e përgjithshëm, i cili do të vendosë nëse duhet ndjekur ose jo kjo lloj diete.
Dieta me bishtaja, menyja që duhet ndjekur: Në mëngjes, një gotë qumësht të skremuar dhe dy biskota integrale. Paradite: një mollë. Në drekë, ju mund të hani një sallatë me bishtaja, me patate të ziera dhe një sallatë frutash. Pasdite mund të zgjidhni një fryt: një dardhë, ose një kivi. Në darkë, fileto pule të pjekur në skarë, një sallatë me bishtaja dhe një fryt sezonal.
Para se të flini, është e këshillueshme që të pini çaj kopër, i dobishëm për largimin e lëngjeve nga organizmi. Gjatë këtyre tri ditëve të dietës, nuk duhet të konsumoni pije alkoolike ose të gazuara. Kjo nuk është një dietë e përshtatshme për gratë shtatzëna, ose për ata që vuajnë nga diabeti.

Cilat janë vlerat ushqyese që përmbajnë bishtajat?
Ato përmbajnë vitaminën A dhe C, kështu që ato janë të mira për sytë. Përveç kësaj, ato janë të pasura me fibra dhe përmbajnë më pak kalori, kështu që janë të dobishme për pastrimin e trupit, gjë që është e rëndësishme për një ekuilibër të mirë. Dieta e bishtajave mund të jetë gjithashtu një ilaç kundër ftohjes.