07:20 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018

Më ka tradhtuar, por tani do që t’i kthehem…

Ish i dashuri kërkon që unë të kthehem përsëri me të edhe pse më ka tradhtuar dhe në asnjëherë s’mund ta heq nga mendja.

Ai më dërgon vazhdimisht mesazhe ku thotë se dëshiron të fle me mua ndonëse më tregon se ne nuk do të funksiononim bashkë.

Lidhja jonë ka përfunduar më shumë se një vit më përpara.

E dija se më kishte tradhtuar ndonëse e doja jashtë mase.

Ai ka një të dashur të re e unë po ashtu.

Ne filluam këtë lidhje qysh në moshën 19 vjeçare dhe ndonëse u ndamë ne vazhduam të bëjmë seks me njëri tjetrin.

E dua të dashurin aktual shumë, por mendja shpesh më shkon tek ish I dashuri. Këto ëndrra më bëjnë të kaloj ditën me mendimet për të.

Psikologja:

Tingëllon sikur ai është tradhtar ekspert. Mos e lejo që të njëjtën gjë të ja bëj të dashurës së re, që dikur ta bëri ty.

Ëndrrat do të hiqen nga mendja në momentin që ti nuk merresh me mesazhet e ti. Nëse mundesh bllokoje. Koncentrohu në jetën që të pret me të dashurin aktual./Indeksonline/

Temat: