17:39 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Me këtë imazh Kylie mposhtë Beyonce-n (Foto)

Kylie Jenner ka qenë personazhi më i komentuar ditët e fundit pas lindjes së fëmijës së saj të parë. Më e vogla e familjes Kardashian mori vëmendjen e të gjithëve kur postoi një video me momentet më të bukura të shtatzënisë.

Dhe më pas postoi foton e parë me vajzën duke i zbuluar edhe emrin: Stormi. Pikërisht kjo foto ka thyer rekordin e pëlqimeve në Instagram duke e hequr Beyonce-n nga froni i Mbretëreshës.

Deri më sot Beyonce me foton ku konfirmoi shtatzëninë mbante vendin e parë me 11 milion pëlqime.

Ndërsa Kylie për dy ditë ka marrë 15 milion pëlqime me foton ku shfaqej duke mbajtur dorën e Stormit.