16:41 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Me këtë mbulesë të re, marrin fund përleshjet e çiftit në shtrat! (Video/Foto)

Nuk ka asgjë më të bezdisshme se sa ndarja e shtratit me një “hajdut”. Kur ju gjeni vetën duke dremitur të qetë, partneri juaj rrotullohet dhe ua merr jorganin me  vete.

Për të parandaluar një gjë të tillë, firma e njohur “Ikea”, ka një ide, transmeton Indeksonline.

Ikea ua prezanton “metodën suedeze të gjumit”, duke i dhënë fund kështu betejës së natës brenda çiftit, dhe vetëm kjo do të mund të shpëtoj marrëdhënien tuaj.

“Ikea po lason paketën ‘TOG’ e cila ka për qëllim të ndihmoj njerëzit të flenë në mënyrë suedeze”, thuhet në deklaratën e firmës/

Paketa është frymëzuar nga mënyra tradicionale e gjumit të Suedisë, që favorizon dy mbulesa në vend të një.

Në paketë, çiftet mund të përzgjedhin se sa duan të jetë e ngrohtë mbulesa e secilit, që është shumë e mirë për personat që nuk durojnë temperaturat e njëjta.

“Shumë prej nesh e shohim se gjumi i keq po bëhet një dukuri tejet e pranishme në shoqëri. Kjo është arsyeja pse e kemi krijuar këtë gjë, duke u mundësuar çifteve të zgjedhin nga pakoja që u përshtatet”, ka thënë Carol McSeveny, kryetari i Ikea-s për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën.

Ky lloj mbulese është në dispozicion në 40 dyqanet e Ikea në tërë Mbretërinë e Bashkuar vetëm deri më 27 dhe 28 janar. /Indeksonline/

Temat: