11:25 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Me maska dhe të armatosur grabisin pompën e benzinës në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Në magjistralen Ferizaj -Prishtinë ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Një person ka njoftuar organet e sigurisë se derisa kishte qenë duke punuar në një pompë të derivateve aty kishin shkuar dy persona të dyshuar të maskuar dhe të armatosur, ku nën kërcenim e një arme-revole nga ai kishin grabitur.

I njëjti tregoi se ia kanë marrë rreth 650 €, e më pas ishin larguar këmbë në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevantë policore. /Indeksonline/