09:44 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Me mëngjes, Shpend Ahmeti jep një njoftim për qytetarët (Foto)

Kompanitë për pastrimin e borës kanë dalë në parqet e Prishtinës për të liruar shtigjet për ecje.

Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka bërë me dije se pastrimi po bëhet në Parkun e Qytetit dhe në Taukbahçe.

“Sot po pastrohen edhe shtigjet në Parkun e Qytetit dhe Taukbahce”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, përcjellë Indeksonline.

Ndërsa, dje kompanitë e pastrimit të borës kishin dalë edhe në shesh për ta bërë më të lehtë ecjen e këmbësorëve./Indeksonline/