16:28 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Më ndihmoni, do e humbasë të dashurën për problemet me ereksion

E kam njohur një vajzë të shkëlqyeshme por kam shumë frikë se do e humbasë për shkak të problemeve të mia me ereksion.

Jam mirë kur masturboj por kur jam afër saj nuk arrij dot të eksitohem. Jam 39 vjeçar dhe ky problem për mua është qysh moti.

Penisi im nuk është shumë i madh, kur jam i eksituar shkon deri në pesë inç, gjë që unë mendoj se më shkakton problem edhe mua.

Unë jam njohur me një grua të mahnitshme.

Ajo është 36 vjeçare dhe është shumë seksi. Për ta kënaqur atë unë kam përdor edhe viagra.

E di se kjo është zgjidhje afatgjate por çfarë duhet të bëj?

Këshillat e psikologes:

Madhësia e organit gjenital është brenda normave normale.

Të qenurit dashnor i mirë nuk varet nga inçët por nga ajo se çfarë i ofron asaj gruaje.

Lexo më shumë se si ta kënaqësh një femër në shtrat, besoj se do të të ndihmojë.

Mos shpenzo para duke blerë Viagra, mund të mos jenë të sigurta./Indeksonline/