14:13 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Më pak pritje në pikat kufitare të Kosovës

Në pikë kalimet kufitare në hyrje dhe dalje të territorit të Kosovës, gjendja sot është përmisuar dhe pritjet janë më të shkurta.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, në të dhënat e fundit, në pikë kalimin kufitar në Merdare, pritjet për të hyrë  dhe dalë nga territori arrijnë deri në 20 minuta, kurse  kolonat 20-30 metra, shkruan Indeksonline.

Në pikën kufitare të Vërmicës qytetarët  në hyrje si dhe dalje po presin afërsisht 10 deri 20 minuta.

Më poshtë keni tabelën me të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës.

Kujtojmë, se në  pikën kufitare në Merdare gjatë kësaj jave pritjet kishin arritur  të shkonin deri në pesë orë.

E, pritjet e shumta  ndodhin pasi që  ka fluks të madh të  njerëzve gjatë sezonit të verës, fluks ky që ka gjetur papërgatitur palën kosovare./Indeksonline/