11:57 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Me propozim të ministrit Reçica, Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Punës

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, me propozim të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica u miratua Projektligji për Inspektoratin e Punës, dokument që ka për bazë zbatimin e dokumenteve strategjike të Qeverisë së Kosovës.

Ministri Reçica tha se Projektligji për Inspektoratin e Punës ka për qëllim reformimin e këtij institucioni sipas standardeve ndërkombëtare të ILO-së dhe praktikave më të mira të vendeve të Bashkimit Evropian.

“Përmes këtij projektligji synohet të fuqizohet dhe reformohet Inspektorati i Punës, me qëllim që ky institucion të jetë i përgatitur dhe të ketë prioritet luftimin e punësimit informal, duke monitoruar dhe inspektuar të gjitha bizneset të cilat veprojnë në Kosovë, me synimin që të krijojnë një kulturë të re të punës në vendin tonë”, ka thënë Reçica.

Ai tha se me miratimin e këtij Projektligji po avancohen përpjekjet tona në përmbushjen e objektivave për fuqizimin dhe reformimin e Inspektoratit të Punës, zbatimin e të drejtave të punëtorëve, luftimin e punësimit jo formal, rritjen e sigurisë dhe shendetit në punë.