20:48 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Me revolen e këtij personi ishte siguruar shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

Ia dha revolen Adem Tarabukit, për sigurinë e objektit ku është shpallur Kushtetuta e Kaçanikut.

Para 28 vitesh, më 7 shtator 1990, është shpallur Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e njohur si “Kushtetuta e Kaçanikut”.

Atë ditë kur është nxjerrë ky akt më i lartë juridiko – politik – ka qenë e premte, ditë pazari në Kaçanik. Edhe sot është ditë e premte.

Revolja ishte e gjykatësit, Misin Muhaxherit. Ai kishte thënë; “Ma kanë kërkuar alltinë time me leje t’ua jap për sigurimin e objektit, Pallatit të Kulturës, ku është shpallur Kushtetuta”

– Kujt ia ke dhënë alltinë ?

– Alltinë ja kam dhënë mikut tim Adem Beqës.

– Çfarë të ka thënë Ademi, i njohur si Adem Tarabuki ?

– Nëse ka mundësi, Misin, na jep alltinë se po na vyn për Kushtetutë…

– Po more, si jo…, kishte  deklaruar Muhaxheri./Indeksonline/