08:26 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Media e Koresë Veriore e shpall Kim fituesin e takimit

Pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump, lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un po vlerësohet lart për krijimin e kushteve të paqes në botë.

Koreja Veriore ka përshëndetur samitin në mes të Trump dhe Kim, media shtetërore po e vlerëson takimin si fitore diplomatike për liderin e tyre, përcjell KosovaPress.

Në raportin e saj të parë për takimin, agjencia zyrtare e lajmeve KCNA ka përmendur 16 herë emrin e Kim, duke shkruar se “takimi i shekullit”, u mbajt me qëllim të përfundimit të marrëdhënieve armiqësore.

Aty përmenden fjalët e Kim, i cili u zotua për krijimin e kushteve të paqes dhe stabilitetit në gadishullin korean. Agjencia tutje ka bërë të ditur se liderët kanë pranuar ftesat e njëri-tjetrit për t’i vizituar vendet respektive.