20:57 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mediat në Serbi: Ky do të jetë shqiptari më provokues në ndeshjen, Serbi – Zvicër (Foto)

Mediat e Serbisë vazhdojnë të shkruajnë për katër shqiptarët e vetëm në Kampionatin Botëoror “Rusi 2018”.

Sipas “kurir.rs”, Valon Behrami pritet të jetë futbollisti më provokues për lojtarët e Kombëtares së Serbisë, shkruan IndeksOnline.

Krejt kjo, pasi kosovari mban tatuazhe të bukura për Kosovën dhe Shqipërinë.

Gjithashtu si “provokacija”, serbët e shohin edhe Xherdan Shaqirin, i cili në këpucët e tij e mban flamurin e Kosovës.

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës zhvillohet nga ora 20:00 ditën e nesërme./IndeksOnline/