11:26 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe kundër Furyt, përkrahin Sefer Seferin (Video/Foto)

 Rrallë herë ndodh që mediat serbe të shkruajnë mirë për sportistët kosovarë. Por këtë tabu e “thyen” sot, pasi sipas një shkrimi nga “Kurir”, boksieri shqiptar, Sefer Seferi është një boksier i shkëlqyer dhe me përvojë!

“Kundërshtari i tij në ndeshjen e parë do të jetë një boksier i shkëlqyer 39-vjeçar, shqiptari Sefer Seferi. Një shqiptar me përvojë, ku ka vetëm një humbje në 24 beteja profesionale”, shkruhet në median serbe.

Ata po ashtu e quajnë kundërshtarin e Seferit, Tyson Furyn një pijanec, drogaxhi dhe njeri me depresion.

Ish-kampioni i botës do të zhvilloj një meç rikthyes më datën 9 qershor, kundër shqiptarit Sefer Seferi në Manchester Arena.

29-vjeçari nga Britania ka të zhvilluar 25 luftëra profesionale, ku ka arritur 25 fitore, 18 me nokaut (KO).

Kurse Sefer Seferi ka të zhvilluar 23 meçe, 21 fitore me KO dhe një humbje./IndeksOnline//IndeksOnline/

https://www.kurir.rs/sport/ostali-sportovi/3053967/povratak-kralja-cigana-imao-je-problema-sa-drogom-depresijom-kilogramima-resio-je-da-se-vrati-u-ring-i-ponovo-osvoji-svet-surovi-albanac-prva-prepreka-video