07:19 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe: Në oborrin e kishës në Kosovë, nga pema del ujë dhe diçka e bardhë (Video)

Media të shumta serbe kanë shkruar lidhur me një çudi e cila ka ndodhur së fundi në oborrin e një kishe serbe në rajonin e Anamoravës në Kosovë.

Pikërisht në kishën Sv Apostolima Petru i Pavlu sipas serbëve nga një pemë shelgje ka filluar të dalë ujë, pastaj edhe një lloj i materialit të bardhë, transmeton Indeksonline.

Këtë gjë madje e ka konfirmuar edhe prifti, Milos Jukiq, sipas telegrafit serb./Indeksonline/