17:43 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mediat serbe shkruajnë për largimin e fotos së Thaçit nga dy kryetarët (Foto)

Kryetari i ri i Prizrenit, Mytaher Haskuka pas marrjes së pozitës ka marr një vendim që ka nxitur reagime.

Ai nga zyra e tij ka hequr fotografinë e presidentit Hashim Thaçi nga zyra e tij, duke e zëvendësuar me atë të komandantit Adem Jashari.

Një gjë të tillë e kundërshton rregullorja në të cilën thuhet se secili institucion duhet të ketë në zyrë portretin e presidentit, shkruan Indeksonline.

Nuk është vetëm Haskuka që ka larguar foton e Thaçit nga zyra, pasi që ditë më parë u pa që edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka bërë një veprim si kryetari i Prizrenit, duke e zëvendësuar me foton e Hasan Prishtinës.

Për këto sjellje kanë raportuar mediat serbe, me titull “Kryetari largon Thaçin nga muri dhe e vendos foton e Jasharit”. /Indeksonline/