11:52 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe: Shqiptarët orkestruan kartonin e kuq të Ronaldos

Në Serbi janë bërë me hije nga shqiptarët. Këtë gjë e vërtetoi media serbe, “Alo” e cila e ka shfrenuar fantazinë në një artikull të postuar në web duke aluduar për kartonin e kuq të Cristiano Ronaldos në sfidën ndaj Valencias, që sipas serbëve është orkestruar nga mafia shqiptare. “Ronaldo është viktima e keqbërësve shqiptarë”, titullohet në shkrimin e të përditshmes “ALO”.

”Në kthetrat e turmës shqiptare. Nëse vjedhja ndaj Serbisë në Botëror kaloi pa u vënë re nga FIFA, gjermani Felix Brych vështirë se do t’i shpëtojë pensionit tani. Por është më mirë se fati që do të kishte pësuar nëse to të refuzonte të tregonte një karton të kuq ndaj Ronaldos”.

Ndonëse disa media shkruan se Brych dëmtoi Serbinë pasi ishte shpërblyer nga mafia shqiptare, ai mori ato vendime pasi ekzistojnë disa pamje filmike komprometuese që janë përdorur si shantazh, për të cilën ai mund të përfundojë pas hekurave.

Këtë herë, ato mjaftuan për t’i treguar kartonin e kuq Ronaldos, falë disa njerëzve me influencë të kriminalitetit shqiptar, të cilët kishin investuar miliona në bastet online se portugezi do të largohej para kohe nga fusha e lojës. Dhe fitimet nga ky bast ishin shumë të mëdha. Si të mos ishin, kur një nga futbollistët më të mirë të ditëve të sotme përjashtohet nga Liga e Kampioneve.

Ndoshta kjo mund të ishte bëma e fundit e gjyqtarit, i cili do të përfundojë në sitën e UEFA-s pas kartonit të kuq ndaj Ronaldos. Skandaloze është se UEFA vazhdon ti besojë ndeshjet e rëndësishme Bryzhit, i cili i gjykon në mënyrë katastrofike”, shkruhej në brendësi të artikullit.