14:51 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mediat serbe: Tunizia “zotohet” se nuk do e njoh Kosovën

Kryetarja e Parlamentit serb, Maja Gojkoviq u takua sot në Beograd me ministrin e Punëve të Jashtme të Tunizisë, Kemaisom Zenauiem.

Sipas mediave serbe gjatë këtij takimi ai theksoi se Tunizia ka pohuar se nuk do e njoh pavarësinë e shpallur të Kosovës dhe për këtë nuk do ndryshojë qëndrim, transmeton Indeksonline.

Si rrjedh e kësaj , Gojkoviq e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme të Tunizisë dhe për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës./Indeksonline/