20:11 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe: Vuçiq foli me Mogherinin, ja kur do ta kontaktojë Putinin

Pas arrestimit të Marko Gjuriqit në veri të Mitrovicës, ka reaguar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Deri sa në disa media u raportua se ai ka kontaktuar në telefon menjëherë Vladimir Putinin, presidentin rus, mediat serbe e kanë demantuar këtë gjë.

Sipas tyre, Vuçiq ka folur me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinin dhe jo me Putinin, transmeton Indeksonline.

Mediat serbe raportojnë se me Putinin, Vuçiq pritet të kontaktojë gjatë mbrëmjes./Indeksonline/