17:26 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mediat spanjolle: Rabiot lojtar i Barcelonës nga sezoni i ardhshëm

Sipas mediave spanjolle, Adrien Rabiot do t’i bashkohet Barcelonës sezonin e ardhshëm.

Yllit francez i përfundon kontrata me PSG qershorin e ardhshëm dhe pritet t’i bashkohet katalanasve si një transferim i lirë. Në garë për mesfushorin kanë qenë edhe italianët e Milanit dhe Juventusit, por sipas mediave spanjolle, duket se fitimtarë kanë dalë gjigandët katalanas.

Edhe gjatë merkatos së kësaj verë, në drejtim të mesfushorit mbërritën disa oferta, por PSG rezistoi duke u munduar ta bindte 23-vjeçarin të rinovonte. /IndeksOnline/