22:54 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mediat zvicëriane kanë këtë përshkrim për trajnerin që flitet se do të jetë i Kosovës

Në ditët e fundit emri i Bernard Challandes, ka dal si trajneri i mundshëm i Kosovës.

I papunë që nga 30 marsi i vitit 2015, Bernard Challandes, mund të jetë trajneri i ri i Kosovës, shkruan Blick.

Para kësaj ai ishte trajner i Aremenisë së Henrikh Mkhitaryan.

Blick që merr si burim të informacionet mediat në Kosovës, shkruan se trajneri mund të vendoset që në mars në krye të Kosovës.

Challandes mund të bëhet trajneri i mesfushorit të Luzern, Hekuran Kryeziu, ndërsa aty deri më herët ka qenë edhe Albert Bunjaku, ish-futbollist i disa klubeve zvicerane dhe kombëtares së këtij shteti.

Për 66 vjeçarin kjo mund të jetë një sfidë e re në karrierën e tij.

Ai në Zvicër ka udhëhequr klube si St-Imier, Le Locle , La Chaux -de -Fonds , Yverdon , YB, Servette , pastaj Zvicrën U-21, FC Zurich , Sion, Xamax, Thun dhe YB për herë të dytë.

Ai ka një titull me Zurichun në vitin 2009. Aktualisht punon si skaut i klubit të njohur FC Basel.