13:50 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mehmeti: Sfidë kryesore në këtë 10 vjetor të pavarësisë mbetet papunësia

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka thënë se Kosova e Re është një investim i madh dhe shumë i rëndësishëm që do të zëvendësojë Kosovën A, dhe do të ndikojë edhe në përmirësimin e ndotjes së ajrit.

Këtë deklaratë  Lluka e ka thënë në manifestimin që Oda Ekonomike e Kosovës e ka organizuar për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Sektori energjetik do të sjellë në 5 vitet e ardhshme kapacitete të mëdha për furnizim të energjisë të rregullt në vend”,  tha Lluka.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së guvernatorit të  BQK-së Fehmi Mehmeti tha se sfidat kryesore në këtë dhjetë  vjetor të pavarësisë është papunësia  dhe deficiti tregtar.

“Këto janë dy sfidat kryesore që po e përcjellin Kosovën në këto dhjetë vjet pavarësi të Kosovës. BQK do të jetë e angazhuar në vazhdimësi për zhvillimin ekonomik, për sektorin financiar”, ka thënë Mehmeti.