23:20 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Menaxheri i Joshuas: Ky meç nuk do të ndodh kurrë

Pasi dështoi të organizonte duelin mes Deontay Wilder dhe Anthony Joshua, menaxheri dhe promotori Eddie Hearn ka folur sot për herë të parë për sfidën mes Wilder dhe Fury, që dy boksierët e peshës së rëndë do të organizojnë në nëntor të këtij viti, në Las Vegas. Menaxheri shprehet se nuk është aspak i mërzitur që Fury arriti të realizojë këtë sfidë me Wilder ndërsa Joshua jo, madje ai deklaron se ka dyshimet e tij se kjo përballje do të realizohet.

“Unë mendoj se kjo sfidë është një event i rëndësishëm për boksin dhe peshën e rëndë, por kam dyshimet e mia se kjo përballje do të realizohet. Megjithatë, unë u uroj djemve që të shkojnë deri në fund dhe le të të fitojë më i miri”, u shpreh Eddie Hearn. Dueli mes britanikut Fury dhe amerikanit Wilder është i vlefshëmn për titullin kampion bote në kategorinë WBC që mbahet nga boksieri amerikan.

Më tej, menaxheri i njohur tha se ndoshta në të ardhmen, fituesi i këtij dueli mes Wilder dhe Fury mund të përballet me kampionin tjetër të botës, Anthony Joshua. “Ndoshta, gjithçka është e mundur. Varet se kush fiton. Për Fury është një sfidë e vështirë. Nuk e di arsyen se përse po e zhvillon këtë sfidë, ndoshta sepse do të marrë 20 milionë dollarë. I uroj suksese. Nëse Wilder fiton dhe rrit shitjet PPV (pay per view-paguaj për ta parë), atëhere do të ketë një përqindje më të lartë për të dueluar ndaj Joshua, këtë ia garantoj”, tha më tej Eddie Hearn.

Temat: