10:29 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mendoni pushime në Jalë? Shihni papastërtinë që ka zënë kuzhinën, mbyllen disa lokale (Foto)

AKU ka bllokuar për shkak të kushteve të këqija të higjenës tre restorante në Jalë.

Gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 3 subjekte, dy me aktivitet “Restorant” dhe një “Fast Food” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno- sanitare.

Ndaj subjekteve, restorant “Lavdoshi, restorant “Kapiteni” dhe fast food “Spiro Kreku” janë marrë masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.