13:19 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Menjëherë pas fejesës, këngëtarja humbë unazën 2 milion dollarëshe (Foto)

Paris Hilton para pak kohësh i dha fund beqarisë së saj duke u fejuar me Chris Zylka.

Por duket se gjërat nuk po shkojnë shumë mirë për Hilton pasi që ajo ka humbur unazën e saj 2 milion dollarëshe teksa po vallëzonte në një festë.

Image result for paris hilton engagement ring 2018

Asaj i ra unaza nga gishti por fatmirësisht i dashuri i saj Chris e gjeti menjëherë, para se dikush tjetër ta merrte.

Image result for paris hilton engagement ring 2018

“Unaza ishte tepër e rendë dhe e madhe saqë kur po vallëzoja më ra nga dora afër një tavoline me akull. I fejuari imë, fatmirësisht e gjeti para se ta merrte dikush tjetër dhe me siguri s’do ta kthente më. Jam shumë me fat” kishte shkruar në Twitter, Paris Hilton./Indeksonline/