23:23 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mënyra se si Pogba shënoi nga pika e bardhë është kritikuar tejmase

Manchester Unitedi duket se e ka marrë veten pas dy humbjeve radhazi nga Brightoni dhe Tottenhami.

Por, më te Man Unitedi nuk ndihet kriza pas fitoree ndaj Burnleyt dhe Watfordit.

Në mbrëmjen e sontme, Manchester Unitedi fitoi, 3-0 ndaj Young Boys në Zvicër duke e filluar për mrekulli aventurën e re në Champions League.

Fakti se Cristiano Ronaldo u përjashtua me të kuq në ndeshjen tjetër të grupit H, nënkupton se ai do të mungojë në dy ndeshjet ndaj Man Unitedit.

Kthehemi në temë. Paul Pogba e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri dhe krejt kjo pasi fitoi Botërorin me Francën në Rusi.

Ai e vazhdoi formën e lartë edhe sonte ndaj Young Boys duke shënuar dy gola – një nga distanca dhe një nga pika e bardhë, teksa ai dhuroi edhe asistim te goli i Anthony Martial.

Megjithatë, gjithnjë ka dilema rreth Pogbas, madje edhe në ndeshjet ku ai shkëlqen.

Tifozët e futbollit e kritikuan Pogban për mënyrën se si e shënoi penalltinë me atë vrapimin epik./IndeksOnline/