11:25 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mënyrat për t’i pëlqyer një mashkulli, aq sa të propozojë martesë  

Shumica e grave tashmë janë të bindura se një burrë nuk është edhe aq e vështirë për ta tërhequr, por në fakt është më e vështirë për ta përvetësuar komplet atë.

Blogeri Alan Hamrahan vendosi t’u jep grave disa këshilla të fshehta: “Një burrë nuk mund të jetë 100 % i sigurt nëse një femër është e duhura për të, atij i duhet kohë deri sa të kuptojë një gjë të tillë se nuk mund të jetë pa të”, transmeton Indeksonline.

Përveç kësaj, ai ofroi edhe më shumë:

Mos e pyesni se ku do shkojë lidhja juaj

Nëse kërkoni një lidhje të gjatë që në fillim, apo i kërkoni llogari edhe djali më i interesuar do të ndalet me frenim që në fillim. Burrat nuk kanë dëshirë të ndjehen të bllokuar,  ata duan të kenë lirinë dhe kohën e tyre për të vendosur për këtë gjë.  Ndryshe ai mund të tronditet që në fillim.

Jini të vetëdijshme për vlerat tuaja

Burrat do ju vlerësojnë aq s ju në të vërtetë mendoni për veten se jeni të vlefshme. Nëse e dini se çfarë doni dhe nuk pranoni kompromise, do të merrni më shumë respekt se sa një grua që është e gatshme të sakrifikojë gjithçka vetëm për ta kënaqur dikë. Gratë që janë me një “çmim të ulët”, nuk kanë një afat të gjatë.

Mësoni të thoni “jo”

Një grua që di të thotë “jo” dërgon një mesazh të qartë se ajo është e gatshme të humbas një djalë, por vetëbesimin e saj. Ky lloj qëndrimi mund të ju kushtojë, por ata me të vërtetë kërkojnë gra të tilla./Indeksonline/.