14:42 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Mercedes-AMG prezanton GT 4-Door Coupe [Foto]

Mercedes-AMG më në fund ka zbuluar modelin e saj të ri GT 4-Door Coupe, në panairin e automobilave ‘Geneva Motor Show’.

Anëtari i ri i familjes Mercedes-AMG do të ofrohet në tri versione, së paku fillimisht, ku përfshihen GT 53 4MATIC + , G 63 MATIC + dhe GT 63 S 4MATIC+.

Versioni m i fuqishëm i Coupes me katër dyer të AMG do të përdorë motor 4.0 litërsh biturbo V8 që prodhon 630 kuajfuqi. Mercedes-AMG GT 63 S është e aftë të kap shpejtësinë 0-100 km/orë në 3,2 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 315 km/orë.

Nëse zgjedhni modelin “e thjeshtë” 63, ai ka 576 kuajfuqi , ndërsa shpejtësinë 0-100 km/orë e arrin për 0,2 sekonda më ngadalë, pra për 3,4 sekonda.

Të dy modelet V8 janë të pajisura me AMG Cylinder Management që deaktivizon një bankë cilindrash në gamën e ngarkesës së pjesshme dhe kur shoferi ka përzgjedhur modalitetin Comfort drive. Versioni më i fuqishëm S gjithashtu vjen me shtesa aktive të motorit, të cilat janë opsionale në versionin e rregullt 63. /IndeksOnline/

<center “=””>