16:08 / E Premte, 23 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mercedes-Benz prezanton kamionin elektrik eActros

Tesla mund të marrë pjesën më të madhe të vëmendjes, por kompani të shumta po zhvillojnë kamionë elektrik me forma dhe madhësi të ndryshme.

Daimler më shumë përqendruar në automjetet urbane të shpërndarjes. Mercedes-Benz eActros i sapo zbuluar, është njëra nga përpjekjet më ambicioze të kompanisë gjermane.

eActros është versioni i prodhimit të konceptit Mercedes-Benz Urban eTruck që u shfaq së pari në 2016, transmeton IndeksOnline.

Fillimisht do të jetë një flotë fillestare prej 10 kamionësh për klientët në Evropë këtë vit. Ndërsa Mercedes planifikon të fillojë prodhimin e plotë të eActros në vitin 2021.

Kamioni i ri është dukshëm më i madh se kamioni i fundit i Daimler, Fuso eCanter. Ky kamion ka një distancë prej 200 kilometrash me karikim dhe peshon 18 ose 25 ton, në varësi të variantit.

Fuqia përbëhet nga tre motorë 125 kilovatë me 167 kuajfuqi.

Kompania planifikon të shpenzojë 3.2 miliardë dollarë për kërkime dhe zhvillim për divisionin e kamionëve deri në vitin 2019, me fokus në elektrifikimin dhe automatizimin. Ndërkohë, Mercedes do të nisë versionet elektrike të veturave Vito dhe Sprinter dhe një autobus elektrik gjatë dy viteve të ardhshme. /IndeksOnline/

Mercedes-Benz eActros