23:57 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Mercedes-Benz shënon rekord shitjesh në muajin prill

Përvec tremujorit të parë dhe muajit mars në vecanti, ku Mercedes-Benz shënoi shitje të mëdha të makinave, rritja e shitjeve vazhdoi edhe në prill, ku Mercedes shënoi një tjetër rekord të shitjeve mujore.

Megjithëse jo si në ritmin e muajit mars, ku Mercedes shiti 237,307 makina, sidoqoftë muaji prill i këtij viti ishte më i suksesseshmi i ndonjë prilli të kaluar, pasiqë Mercedes shiti 192,558 automjete në muajin e katërt të këtij viti.

Në Shtetet e Bashkuara, Meksika, Brazili, Australia, Koreja e Jugut, Suedia, Spanja dhe Gjermania, regjistrimet e reja të automjeve të Mercedes kanë kaluar gjitha segmentet tjera.

Gjithsej 786,862 automjete janë shitur nga Mercedes-Benz deri më tani në vitin 2018. /IndeksOnline/