16:42 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mercedes-Benz Sprinter me 300,000 $ modifikime, del në shitje në eBay

Automjetet Mercedes-Benz Sprinter zakonisht janë të projektuara për të qenë furgonë komercial apo furgonë transportues, por ky Sprinter, i cili ka dalë në ankand përmes eBay, ka më shumë se 300,000 dollarë të shpenzuara në modifikime.

Sipas të dhënave në eBay, ky furgon, Mercedes-Benz Sprinter 170 EXT 2015, u modifikua nga Advanced RV. Me gjithë ndryshimet rrënjësore, motori nuk është prekur, pra është ai origjinal nga fabrika shkruan IndeksOnline.

Cfarë e bën këtë Sprinter të veçantë?

Ky Sprinter përmban në tavan panele diellore me 1,250 watt, 10kW bateri litium-jon, një sistem kamerash me ekran të dyfishtë, kontroll me panel me prekje ARV të porositur, rezervarë të karburantit me kapacitet prej 42 gallonësh, sistemin e pezullimit gjerman, ekran kampingu, ujë të ftohtë apo të nxehtë, dhe këto janë vetëm disa nga përmirësimet.

Pos tjerash ka një kuzhinë plotësisht elektrike, televizion 32 inç me AppleTV dhe një mbartës celulari Wilson Wireless 4G. Për një listë të plotë dhe të gjerë të modifikimeve dhe karakteristika, shikoni listën në eBay.

Furgoni aktualisht ka vetëm 14,700 milje të kaluara dhe ka garancion në fabrikë deri më 13 gusht 2019, mjaft kohë për të udhëtuar diku larg pa shqetësime.

Për këtë Sprinter ka pasur një ofertë të lartë prej 175,000 $ por nuk është shitur. Nëse jeni aq të dhënë pas këtyre automjeteve, mund ta bleni tani me një çmim prej 227,500 dollarë. /IndeksOnline/