16:11 / E Shtunë, 12 Maj 2018

Mercedes-Benz teston SUV-in elektrik [Foto]

Prodhuesi gjerman është duke u përgatitur t’i bashkëngjitet rangut të veturave elektrike premium SUV sikurse Audi E-Tron Quattro.

Mercedes-Benz EQ C Electric Crossover është kapur derisa po testohej në rrugët e Gjermanisë.Modeli do të debutojë në tetor në Paris dhe do të shënojë lansimin e nënbrendit të ri elektrik të Mercedesit.

Mercedes do të ndërtojë EQ C në fabrikën e tij në Vance, Alabama. Konkurrentët kryesorë të modelit do të vijnë nga Evropa si Jaguar I-Pace, Audi E-Tron Quattro dhe BMW iX3. Modeli më i vogël Tesla Y do të jetë gjithashtu një sfidues.

EQ C do të jetë vetëm fillimi i shtytjes EV të Mercedes, pasi firma do të ketë 10 modele elektrike në nën-markën deri në mes të vitit 2020. Midis tyre do të jenë një sedan rreth të njëjtës madhësi si klasa C dhe S.