16:20 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mercedes-Benz vjen me një super jaht 1.7 milionësh (Foto)

Mercedes-Benz është e njohur për makinat e tyre luksoze, por kjo kompani së fundmi ka arritur të krijojë një prej jahteve më luksoze në botë, të cilët për herë të parë u shfaqen këtë vit në Monaco Yacht Show.

Të mërkurën e kaluar debutoi anija luksoze me shkëlqim me një çmim fillestar prej 1.7 milion dollarëve, transmeton Indeksonline.

Mercedes-Benz filloi së skicuari jahte në vitin 2012 ndërkaq më vonë filloi të punojë me kompaninë e ndërtimit të anijeve Silver Arrows Marine për ta kthyer atë në realitet.

Të dyja kompanitë po planifikojnë që të ndërtojnë vetëm dhjetë modele të këtij jahti dhe synojnë të shesin vetëm një në secilin vend, duke e bërë kështu jahtin jashtëzakonisht të rrallë.

Në këtë jaht mund të strehohen deri në dhjetë persona pa problem.

Këto janë pamjet e jahtit magjepsës nga Mercedes: