13:45 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Mercedes X-Class me dy modifikime të çmendura

Carlex Design synon që 1,998 pronarë të Mercedes-Benz X-Class, t’i joshë me dy modifikime fantastike.

E para quhet ‘Exy Off-Road’ dhe ka një ngjyrë të zezë dominuese brenda, e cila merr tapiceri lëkure, e theksuar me shkëlqim dhe fibra karboni, krahas me shkronjat ‘Exy’ në ulëse dhe logon ‘Carlex Design’ në pult.

Modifikimi i dytë quhet ‘Urban’ dhe kushton 16,995 euro më shumë. Kjo ka një punë specifike nga jashtë, së bashku me një dizajn më ndryshe të trupit, me futje të fibrave të karbonit, rrota dhe pezullim të ulët.

Brenda kabina është e pasur me shtimin e lëkurës rreth cdo sipërfaqe të dukshme. Lëkura me ngjyrë të kuqe është në kontrast me qepje të bardhe, dhe ky version i X-Class gjithashtu merr fibra karboni trim, thekse me shkëlim dhe logo ‘Carlex Design’ . /IndeksOnline/