22:56 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mercedes zbulon çmimet e modelit të ri AMG-GT 4 Coupe

Pak muaj pasi e prezantoi atë në ‘Geneva Motor Show’ , Mercedes-AMG ka zbuluar cmimet zyrtare të GT 4-Door Coupe të ri.

E disponueshme për t’u porositur nga tregtarët AMG të autorizuar në Gjermani dhe vende të tjera evropiane, makina ofrohet në dy versione: njëra e quajtur GT 63 4Matic + dhe tjetra GT 63 S 4Matic + , shkruan IndeksOnline.

E para ka një çmim fillestar prej 150,119 në shtetin amë, Gjermani.

Shpejtësinë 0-100 km/orë e arrin për 3,4 sekonda ndërsa shpejtësia maksimale është 310 km/orë. Ajo ka një motor 4-litërsh twin-turbo V8, që gjeneron 585 PS përmes një marshi automatik me 9 shpejtësi.

Ajo gjithashtu vjen me një ekran të dyfishtë, vende sportive të mbështjella me lëkure Nappa, sistem zërimi premium të Burmester, ndriçim ambienti me deri në 64 ngjyra dhe disa sisteme të tjera.

Sa i përket GT 63 S 4Matic +, ky model starton me çmim nga 167,017 euro në Gjermani. Me këtë pagesë ju merrni një makinë me plotë 639 PS me motor V8 që lejon atë të arrij shpejtësinë 0-100 km/orë në 3,2 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale 315 km/orë.

Krahasuar me modelin e vogël, ‘S’ shton ngritje aktive të motorit, disqe më të mëdha dhe timon AMG Performance i mbështjellur në mikrofibër Dinamica. /IndeksOnline/