21:46 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Mërgim Lushtaku i dërgon letër me postë kundërshtarit të tij në Skënderaj (Foto)

Ramiz Shala, zëdhënës i Komunës së Skenderajt dhe Drejtor i DKRS, ka thënë se Sami Lushtaku e ka kërcënuar para pak ditësh tek varrezat kur po nderonin heroin Ilaz Kodra.

Ndërsa, tek sot, Shala ka thënë se e ka pranuar një letër nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, shkruan Indeksonline.

Sipas letrës që e ka publikuar Shala, shihet se Mërgim Lushtaku ka kërkuar nga ai ta fshijë një status në Facebook ku ka shkruar se “Mërgim Lushtaku e kompania me diktat dhe dhunë e asnjë të drejt pa qenë pjesë e anjë komisioni për organizimin e zgjedhjeve nga dega e PDK-ës, vjen dhe i fut në bela të rinjtë e shëndosh që janë zemra e PDK-ës”.

Shala me këtë rast, përmes një kundërpërgjigjeje në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se do t`ia kthejë letrën me postë Mërgimit, por me përmbajtje tjetër, shkruan Indeksonline.

Më poshtë gjeni statusin e tij të plotë:

Te dashur miq.

Po e ndaj me ju një komunikim të pazakontë mes një qytetari dhe një deputeti të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sot rreth ores 10 e 30 në telefon me thirri një postier i postës së Kosovëst, me tha që kam një zarf per ty.

Unë e takova postierin dhe ja mora zarfin i cili ishte i bardhë me një leter brenda.

Ma kishte dergu Mergim Lushtaku deputet i PDK-së.

Interesant bash në datën 30 prill e kishte shkru i gzuni kur ne u pam tre here po a’t ditë në pervjetorin e HEROIT TË POPULLIT ILAZ KODRA kur edhe me kercnoi me jet baba i tij SAMIU bash mbi varrezat e deshmorve pak pasi e kishim kry nderimin per ta.

Shumë bre gabime drejtshkrimore kish pas letra o DEPUTET.

Po jam me fat sepse jam i vetmi njëri në kosovë qe komunikoj me një Deputet me letra.

Deken e kem thash koka habit ma paska ba naj dhurat të mirë per ndihmen time per DEPUTETIN dhe baben e tij, siq e do zakoni ne zarf k’ta t’mdhojt fusin euro thash mos ma ka qu naj miljon si shperblim.

Vertet kemi perparu ky mjet komunikimi i lashtë por i ri për nga forma dhe praktika tek ne.

Po e ndaj me ju miq këtë veprim të veçantë të Deputëtit.

Por do të kthehëm shpejt tek ti Mergim Lushtaku me të njëjten formë por me përmbajtje tjetër të letrës në zarf.