12:11 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mërgimtares nga Gjermania ia vjedhin çantat me dokumente në Mitrovicë

Një mërgimtareje nga Gjermania i janë vjedhur dy çanta në të cilat ka pasur gjësende të ndryshme dhe dokumentet personale të familjes.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, ku nga vetura e saj me targa Gjermane një person i panjohur ka vjedhur çantat, ku vlera e tyre sipas viktimës është rreth 700 euro, transmeton Indeksonline.

Është iniciuar rasti dhe janë duke u kryer hetime policore./Indeksonline/