09:04 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Mërgimtarët presin deri në 4 orë për ta kaluar kufirin në Merdare [Video]

Në pikëkalimin kufitar të Mërdares po vazhdojnë edhe sot kolonat e gjata të veturave.

Kjo si pasojë e numrit të madh të tyre që pas festive të fundvitit po kthehen në shtetet perëndimore ku të njëjtit jetojnë. Me këtë rast, kjo po shkakton kaos shumë të madh në kufi me Serbinë.

Sipas lexuesve të “Indeksonline” mësojmë se sot pritjet  për të kaluar kufirin në këtë pikë janë deri në 4 orë.

Ndryshe, edhe pikat tjera kanë qenë të ngarkuara siç është ajo te Dheu i Bardhë ku mërgimtarët presin me orë të tëra për ta kaluar kufirin.

Më poshtë shikoni pamjet: