23:35 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Mërgimtarët të lodhur nga pritjet në kufi: Ne po vijmë me i pa familjarët, ky s’është pushim (Video)

Bashkatdhetarët tanë që vijnë për të kaluar pushimet e verës në vendlindje, çdo vit malltretohen me pritje dhjetëra orëshe nëpër kufijtë.

Një kosovare që jeton në Zvicër është detyruar të pres gjashtë orë në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Ajo është ankuar në krerët e shtetit që nuk po bëjnë asgjë që të lehtësojnë pritjet në kufi.

Ajo ka thënë se me vite mërgimtarët po malltretohen rrugëve për të ardhur në Kosovë e për t’u kthyer.

“Thaçi del flet me ta e kurrë këtë sen se shtin në listë. Se di çka po bëjnë më, ne vijmë në vendin tonë me pa familjen me u kënaq në pushim. Ama kjo s’është pushim çka na bojnë këta, ne normal pa pritje prej Zvicrës e kem 16-18 orë ama neve po na bëhen 30 orë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se pritjet në pikëkalimet kufitare të Kosovës ditëve të fundit kanë arritur deri në 10-12 orë. Mërgimtarët janë shprehur të zhgënjyer me institucionet vendore, duke i akuzuar se nuk po ndërmarrin asgjë për të shkurtuar pritjet. /Indeksonline/

Temat: