08:17 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Meritan Shabani i shënon gol Manchester Cityt (Video)

29 korriku ishte dita e futbollistëve kosovarë në ndeshjet miqësore.

Pasi i shënoi gol të bukur Xherdan Shaqiri Manchester Unitedit, një tjetër kosovar i shënoi gol një klubi të madh anglez.

Bëhet fjalë për Meritan Shabani, i cili shënoi në humbjen Bayern Munchen 2 me 3 Manchester City.

Ylli kosovar shënoi golin e parë në ndeshje, në minutën e 15’të, pas një harkimi të bukur nga Rafinha, ai e dëboi topin me kokë për në rrjetë.

Golat tjerë në këtë përballje i shënuan: Robben (Bayern), Silva (2/Manchester City) dhe Nmecha (Manchester City)./IndeksOnline/