22:46 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Merkatoja e çmendur e një klubi turk: Shet 18 lojtarë për të blerë 10 dhi

Klubi turk Gulsport, i cili luan në një nga ligat më të ulëta në atë vend, shiti 18 lojtarë të rinj për të mbledhur para dhe për të blerë dhjetë dhi.

Klubi ka fituar rreth 2.500 dollarë nga shitja e lojtarëve dhe tashmë do të blejë sasinë e planifikuar të dhive me të cilat planifikon të sigurojë të ardhura të mëdha vetëm nga shitja e qumështit.

Presidentit i klubit, Kenan Bujuklebleb tha se kjo lëvizje u bë për shkak të një situate të dobët financiare.

“Ne do të kemi më shumë të ardhura, do të punojmë në interes të ekipit dhe gjithashtu do të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ai. /IndeksOnline/