17:01 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Merret vendimi për burrin që rrahu gruan para syve të vajzës 8 vjeçare

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.B për shkak se ka kryer veprat penale Lëndim i lehtë trupor, nga neni 188 par.3, nën par. 3.1, të KPRK-së dhe Kanosje nga neni 185 par.2 të KPRK-së.

“Të pandehurit B.B i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, nga dt.28.06.2018 deri me dt. 28.07.2018.

I pandehuri B.B me dt. 28.06.2018 në Prishtinë, e kishte kanosur të dëmtuarën SH.A dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtës edhe atë në prezencën e vajzës së tyre 8 vjeçare”, thuhet në komunikatë, transmeton Indeksonline.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për  caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.B është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, pasi që egzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se, i njëjti mund të përsëris veprat penale të llojit dhe natyrës së njëjtë apo të ndryshme.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Indeksonline/