16:09 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Mes emocionesh, fillon “finalja” e Superligës (Video/Foto)

Ka filluar ndeshja e xhiros së fundit e Superligës së Kosovës në futboll në mes të Prishtinës dhe Dritës.

Ndeshja e cila po zhvillohet në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë do të vendos fatin e Kampionit të Kosovës.

Stadiumi është i stërmbushur nga tifozë të të dyja skuadrave, ku kapaciteti I tij nuk I ka plotësuar kërkesat.

Drita shpallet kampion me fitore, barazim ose humbje minimale, ndërsa Prishtinës I nevojitet fitore me dy ose më shumë gola. /IndeksOnline/