14:50 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Meshkujt apo femrat kanë nivel më të lartë të depresionit? Përgjigjet psikologia!

Psikologia klinike, Mr.sci. Donika Tahirsylaj-Alidemi, për herë të parë në Kosovë do të prezantojë hulumtimin “Mirëqenia emocionale e të mbijetuarve nga aksidentet vaskuare trunore (AVT), që është mbajtur sot në kongresin e 2-të të Neuroshkencës shqiptare.

Sipas hulumtimit del se nga 5,2 % e respodentëve kanë shfaqur sinmtoma të larta të depresionit, ndërsa, 14.8 % kanë shfaqur simptoma të moderuara të depresionit.

Sipas hulumtimit të Tahirsyla-Alidemi, 42% e pjesëmarrësve kanë prezencë të limitimeve në funkionimin social.

“Sipas rezultateve të këtij studimi rezultoi se ekzistojnë dallime gjinore në simptoma të shfaqura të depresionit tek pacientet me ATV. Prevalenca e depresionit është më e lartë tek femrat sesa tek meshkujt dhe rezultoi se të dy gjinitë shfaqin humbje të aftësive të ushtrimit të aktiviteteve sociale”, tha Tahirsylaj.

Nga të gjeturat e këtij hulumtimi, Tahirsyla ka thënë se mund të konkludohet se personat e diganostifikuar me ATV ndikojnë edhe në mirëqenien e jetës.

Qëllimi i hulumtimit është që të hulumtohet për mirëqenien emocionale dhe funkionimin social të pacientëve të diagnostikuar me ATV./Indeksonline/