19:58 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Meshkujt me unazë më tërheqës për femrat, ja pse

Për gratë meshkujt janë më tërheqës në moment që i përket dikujt tjetër, apo kur dëshirohet nga femra të tjera.

“Kulmi” i dëshirës është kur ai mashkull mbanë në gisht edhe një unazë martese.

Studimi është botuar në revistë shkencore nga studiuesit e Universitetit St Andreës, Durham dhe Exeter, të cilët kanë ardhur në përfundim se nxitja është gjithmonë më e madhe për një femër, në momentin që shohin se edhe femrat tjera kanë sy për të njëjtin person.

Krejt kjo për arsyeje se ai perceptohet si tip i sjellshëm, besnik dhe i mirë.

Grave iu kërkua që të vlerësonin meshkujt në grup, ndërkaq kur iu dha mundësia për një ri-vlerësim, ato u ndikuan nga përgjigjet e femrave të tjera.

Vlerësimi i tyre ndërroi rreth 13 përqind në bazë të asaj që gratë tjera kishin thënë apo kishin vlerësuar për atë mashkull.

“Gratë duket se kanë dëshirë të kopjojnë preferencat e bashkëshortëve të grave tjera, por kjo shpeshherë mund të jetë sepse njerëzit kanë tendencë të ndikohen nga fjalët e të tjerëve”, tha udhëheqësi i hulumtimit./Indeksonline/

Temat: