17:00 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Mësohet data e takimit Trump-Kim Jong-un

Presidenti amerikan,  Donald Trump ka njoftuar sot nëpërmjet rrjetit social ‘Twitter’  se do të takohet me liderin verikorean Kim Jong-un në Singapor, më 12 qershor.

“Takimi aq shumë i pritur mes Kim Jong-un do të mbahet në Singapor më 12 qershor. Të dy do të përpiqemi ta bëjmë atë moment shumë të veçantë për paqen në botë!”, ka porositur Trump.


Singapori mund të jetë shteti ku do të zhvillohet takimi historik mes Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, raportojnë mediat amerikane.

Zyrtarët, të cilët folën për Fox News, CNN, CBS dhe Reuters, vunë në dukje se presidenti amerikan mund të takohet në Singapor me Kim-in.

Kjo vjen menjëherë pas takimit të Sekretarit Amerikan Mike Pompeo, i cili ishte në Korenë e Veriut për të përgatitur për bisedimet historike mes Trump dhe Kim.

Ka pasur shumë hipoteza dhe spekulime lidhur me takimin mes dy liderëve, përcjell tvklan.al.

Vetë Trump në fillim të muajit tha se takimi mund të zhvillohej në zonën e demilitarizuar mes dy Koreve. Megjithatë, Trump e përjashtoi këtë mundësi.