14:11 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Mësohet gjendja shëndetësore e Isa Mustafes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa që një javë është duke qëndruar në njërin prej Spitaleve në Kosovë. Ish- kryeministri i vendit gjatë kohës sa ka qenë kryetar i Prishtinës kishte qenë i sëmurë nga zemra dhe kishte pasur disa ndërhyrje.

Kështu, dje LDK dega në Pejë kishte mbajtur përvjetorin e 28-të të  themelimit të saj pa kryetarin, Isa Mustafa.  Arsyeja e mungesës së tij  po del të jetë gjendja shëndetësore e tij.

Ndërsa për  gjendjen shëndetësore të  Mustafes për “Indeksonline” ka folur Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri. Deputeti i LDK-së thotë se gjendja e tij shëndetësore është përmisuar.

Madje, sipas Beqirit, i njëjti së shpejti do të kthehet në shtëpinë e tij.

“Gjendja i është përmisuar, është stabile dhe pritet që së shpejti të dal nga spitali”, ka thënë shkurt Beqiri për “Indeksonline”.

Kësisoj, Beqiri tregon se gjatë kohës sa ka qenë i shtrirë në spital e kishte vizituar dhe është njoftuar për gjendjen stabile të kryetarit të partisë së tyre./Indeksonline/