12:09 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mësohet koha dhe vendi kur do të varroset basketbollisti, Gazmend Sinani

Reprezentuesi i Kosovës, Gazmend Sinani do të varroset sot në orën 18:00  në varrezat e reja në Dragodan të Prishtinës.

Lajmi është bërë i ditur përmes familjes Sinani në rrjete sociale.

“Gazmend Sinani. Ju njoftojmë se varrimi do te behet sot me date 23.06.2018 ne ora 18:00 ne varrezat e reja ne Dragodan. Të pikëlluar Familja Sinani”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë, se Sinani vdiq si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në qytetin e Gjakovës.

Ndryshe, lëndime në këtë aksident kanë pësuar edhe katër përfaqësues tjerë të FBK-së. Bëhet fjalë për, Granit e Fisnik Rugovën, Altin Morina dhe Kujtim Shala.

Ish kreu i FBK-së, Erolld Belegu tha më herët se Graniti është liruar prej spitali, kurse të tjerët po trajtohen dy në Prishtinë dhe njëri në Gjakovë./Indeksonline/

Detaje për lëndimet e basketbollistëve kosovarë, Graniti lirohet nga spital