16:15 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Mësohet se e kujt është vetura nga e cila u qëllua Ivanoviq

Vetura e djegur e tipit “Opel Astra” nga e cila dyshohet se është kryer atentati ndaj Oliver Ivanoviqit, ishte pronë e një serbi me nënshtetësi austriake.

Mediat serbe raportojnë se pronari i veturës ka qenë një 70 vjeçar, i cili nuk është më gjallë, transmeton Indeksonline. Kjo veturë u soll dje në Prishtinë për ekzaminim të mëtutjeshëm.

Edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka thënë dje në një konferencë për media se janë në dijeni për pronarin e makinës.

Ai ka thënë se ndonëse vetura ishte pa targa, shumë shpejt kanë arritur të marrin informata se kush ishte pronar i saj.

Kujotojmë se Oliver Ivanoviq është vrarë të martën, në orët e paradites, nga gjashtë plumba të cilët dyshohet të kenë ardhur nga vetura në fjalë. Vetura më pas ishte gjetur e djegur rreth tre kilometra nga vendi i krimit./Indeksonline/